Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj falënderon kongresistët amerikanë për rezolutën pro Kosovës në NATO

Haradinaj falënderon kongresistët amerikanë për rezolutën pro Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresistët amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje të veçantë edhe për organizatën “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe për të gjithë shqiptaro-amerikanët që, sipas tij, po angazhohen fuqishëm për kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.

Sipas Haradinajt, prezenca politike e Kosovës si shtet në institucionet amerikane është jetike, sidomos në këtë kohë. /Klankosova.tv

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT