Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Dukuria që përshkruan listat zgjedhore është mosparaqitja e duhur e strukturës...

Haradinaj: Dukuria që përshkruan listat zgjedhore është mosparaqitja e duhur e strukturës demografike

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se një dukuri që përshkruan të gjitha listat për zgjedhjet e 9 shkurtit, është mungesa e përfaqësimit të duhur e strukturës demografike.

“Unë isha ndal në dukuritë që i përshkruajnë të gjithë listat, është mungesa e përfaqësimit të duhur të demografisë, strukturës demografike të Kosovës që është 50 për qind gra”, tha ajo në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova.

Ajo shton se shumica e kandidateve për deputete gra, nga aspekti profesional dhe aspekti i integriteti, janë më të kualifikuara se kandidatët për deputetë burra, njofton Klankosova.tv.

“Nëse e shikojmë në aspekt profesional, në aspekt të integritetit, të gjitha kriteret që e bëjnë një kandidat të duhur, dhe një parti politike të mirë për votën e qytetarit, atëherë ne mund të shohim se secila nga gratë kandidate, ose shumica prej tyre janë më të kualifikuara sesa kandidatët meshkuj”, shtoi Haradinaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT