Ish-kryetari i Aleancës , Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë në shkallën e dytë, duke shprehur bindjen se vendimi mund të ndryshohet në Apel.
Ai ka paralajmëruar se çdo dëmtim i pronës dhe jetës së qytetarëve në Kosovë do t’u shërbente, sipas tij, armiqve të vendit.
“Vendimi i sotëm me dënim është i papranueshëm, i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-së. Shqiptarë kudo që jeni, për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të kombit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër. S’kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse dëmtojmë pronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën, i ndihmojmë armiqve. Do t’i mundim armiqtë të bashkuar”, ka thënë Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


