Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu reagon pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Një lajm thellësisht tronditës...

Haxhiu reagon pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përbëjnë, sipas saj, një lajm tronditës për Republikën e Kosovës dhe një moment të rëndë për kombin shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se në këtë moment mendimet e saj janë me familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton. Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur. Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

Më tej, Haxhiu ka shkruar se përvoja e luftës mbetet pjesë e kujtesës së Kosovës dhe ka theksuar barrën që familjet e të dënuarve kanë bartur ndër vite.

“Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë”, ka shkruar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT