Rodney Dixon, avokati i Kadri Veselit, ka reaguar pas dënimit të klientit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës, Dixon ka thënë se vendimi nuk përbën ditë të mirë për Kosovën dhe sundimin e ligjit.
Ai ka kundërshtuar gjetjet e gjykatës, duke pretenduar se nuk ka dëshmi për përfshirjen e Veselit në krime lufte. Avokati ka bërë të ditur se mbrojtja do ta kundërshtojë aktgjykimin në Apel.
“Mungesa e dëshmive për përfshirjen e tij. Nuk është ditë e mirë për Kosovën e as sundimin e ligjit. Këtë Aktgjykim ta rikthejmë në Apel. Shumë e shkurtë, është në disponim të mirë. Do të luftojmë për lirinë e Veselit”, ka thënë ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


