Ekspozita âShkëmbim i perspektivave” do të hapet sot nga ora 18:00 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.
Kjo ekspozitë retrospektive e artistëve serbë që jetojnë në Kosovë, prezanton punimet e paraqitura në Shtëpinë e Evropës, në Mitrovicë të Veriut gjatë vitit 2024, duke ofruar vështrim në shprehje dhe tema të ndryshme artistike.
Artistët pjesëmarrës janë: Aleksandra Negojeviq, Dejan Periq, Stefan Boshkoçeviq dhe Pavle Rapajiq.
Ekspozita në fjalë është një mundësi për të përjetuar dialogun artistik që lidh komunitetet dhe perspektivat përmes krijimtarisë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



