Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeHande Erçel mohon akuzat: Jetoj e përkushtuar ndaj aktrimit dhe studimeve

Hande Erçel mohon akuzat: Jetoj e përkushtuar ndaj aktrimit dhe studimeve

Është publikuar dëshmia e aktores turke Hande Erçel para autoriteteve, ku ajo ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura ndaj saj.

Ajo ka deklaruar se jeta e saj është e fokusuar te studimet dhe karriera në aktrim, duke theksuar se nuk merr pjesë në jetë nate apo aktivitete të dyshimta.

Erçel sqaroi se prania e saj në disa ambiente të përmendura në media ka qenë vetëm për takime pune.

Ajo gjithashtu hodhi poshtë çdo aludim për përdorim të substancave të ndaluara, duke theksuar se ndjek një stil jetese të shëndetshëm.

Aktorja u shpreh e lënduar për përfshirjen e emrit të saj në këtë çështje dhe ritheksoi se nuk pranon asnjë nga akuzat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT