Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL-UÇK falënderon shqiptarët nga Shqipëria dhe mërgatën për protestat në mbështetje të...

OVL-UÇK falënderon shqiptarët nga Shqipëria dhe mërgatën për protestat në mbështetje të çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për shqiptarët nga Shqipëria dhe mërgatën shqiptare, të cilët po organizojnë protesta dhe po shprehin mbështetje për çështjen e çlirimtarëve.

Përmes një postimi, OVL-UÇK ka falënderuar bashkëluftëtarët nga Shqipëria për mbështetjen, ndërsa një falënderim të veçantë ia ka adresuar mërgatës shqiptare në vende të ndryshme të botës.

“Faleminderit vëllezër shqiptarë dhe bashkëluftëtarë nga Shqipëria! Po ashtu, OVL-UÇK falënderon nga zemra të gjithë mërgatën tonë, e cila po organizon protesta dhe po ngrit zërin për drejtësi në çdo cep të botës”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT