Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeUÇK-ja bashkon tifo-grupet në Prishtinë, brohoritje për tri shkronjat e arta, sheshi...

UÇK-ja bashkon tifo-grupet në Prishtinë, brohoritje për tri shkronjat e arta, sheshi mbulohet me tym – protesta përfundon pa incidente

Tifo-grupet kryesore të Kosovës u bashkuan sot në sheshin e Prishtinës, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Tubimi nisi në orën 15:00, ndërsa tifozët nga grupe të ndryshme lanë përkohësisht rivalitetet sportive për t’u bërë bashkë në qendër të kryeqytetit.

“UÇK NDEROHET KUR SHQIPTARIA BASHKOHET” ishte një nga sloganet që u shfaq gjatë protestës, duke përcjellë mesazhin e bashkimit mes tifozëve.

Protesta u shoqërua me brohoritje, ndërsa sheshi në disa momente u mbulua nga tymi i mjeteve piroteknike.

Organizatorët u bënë thirrje protestuesve që tubimi të vazhdonte në mënyrë paqësore dhe kërkuan që mjetet piroteknike të mos hidheshin në drejtim të objektit të Qeverisë.

Ndërkohë, tifo-grupi “Intelektualët” kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në protestën në shesh. Ata kanë bërë të ditur se protestat e tyre do t’i zhvillojnë në stadiume.

Pas përfundimit të tubimit, pjesëmarrësit u shpërndanë qetësisht dhe nuk u raportuan incidente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT