Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit me të shtëna në Washington Hilton gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte presidenti amerikan Donald Trump.
Në një postim në rrjetin social “X”, Hamza ka shprehur shqetësim për ngjarjen, duke theksuar se nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për sulme të dhunshme ndaj presidentit të SHBA-së, institucioneve demokratike dhe lirisë së medias.
Ai gjithashtu është shprehur i lehtësuar që presidenti Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë.
“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, institucioneve demokratike apo lirisë së medias. Megjithatë është lehtësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”, ka shkruar Hamza.
Ndërkohë, mediat amerikane kanë identifikuar të dyshuarin si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


