Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se është i nderuar nga mijëra qytetarë që i janë bashkuar përpjekjeve të kësaj partie për një Kosovë që mundet ma mirë.
Hamza tha se kanë mbetur edhe mbi dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, dhe sipas tij, programi i tyre që garanton mirëqenie për qytetarët po mbështet në numra të jashtëzakonshëm.
“Çdo votë e juaja për Kosovën që mundet ma mirë më jep inspirim për punën që do ta bëj si kryeministër i vendit”, shkroi Hamza, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


