Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeGruda i ashpër me Kurtin: Për keqardhje – me 51% po e...

Gruda i ashpër me Kurtin: Për keqardhje – me 51% po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve, për inate personale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i ka reaguar ashpër kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, pas deklaratave të tij sot për çështjen e presidentit.

Gruda thotë se po të mos donte zgjedhje Kurti, siç deklaroi sot, nuk do ta shpërdoronte sipas tij, as mundësinë e dytë që ia dha Gjykata Kushtetuese, 34 ditë shtesë, raporton Klankosova.tv

“Mjafton të shihet se si u përdor kjo kohë: nga 34 ditë, 7 i kaloi në vizita të pafrytshme jashtë vendit, ndërsa tri javët e tjera pa asnjë përpjekje serioze për zgjidhje.”

Tashmë teksa afati po skadon, deputeti shprehet se deklaratat e tij më s’kanë peshë, sepse tash flasin veprimet e tij, që i quan destruktive.

“Tani, kur ka mbetur vetëm një javë, deklaratat politike nuk kanë më peshë, sepse veprimet destruktive të tij në të dy raundet për zgjedhjen e presidentit flasin më qartë se çdo fjalë.”

Madje, sipas Grudës, është për keqardhje se si Kurti po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja për inate personale.

“Është për keqardhje që dikush me 51% të besimit qytetar po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor për arsye dhe inate personale. Qytetarët do të dijnë t’ia japin përgjigjen e duhur këtij mentaliteti!”

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT