Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGruaja e Kadri Veselit konfirmon ftesën e Albulena Haxhiut për takim: Të...

Gruaja e Kadri Veselit konfirmon ftesën e Albulena Haxhiut për takim: Të shohim…

Protestat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë hyrë në natën e shtatë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Në mesin e qytetarëve që morën pjesë mbrëmë në protestën e mbrëmshme ishte edhe Violeta Veseli, bashkëshortja e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili u dënua me 18 vjet burgim.

Violeta Veseli tha se fillimisht nuk kishte planifikuar të qëndronte në pjesën e përparme të protestës, por zgjodhi të ishte mes qytetarëve, të cilët i falënderoi për mbështetjen ndaj familjes Veseli.

“Për aktgjykimin s’kam çka flas. Faleminderit shumë nga zemra këtyre njerëzve që s’u lodhët tu na përkrah. Kam hyrë në mes se s’kam pasur qejf me nejt në fillim, po kam dashtë me nejt me ta”, ka deklaruar ajo për Insajderi.

E pyetur nëse kishte biseduar me Kadri Veselin për protestat, ajo tha se nuk e kishte diskutuar këtë çështje me të, por beson se ai është në dijeni për zhvillimet përmes mediave.

“S’e kam bisedu, por sigurisht se i ka pa edhe përmes televizionit. Sigurisht se është i kënaqur”, tha Veseli, sipas raportimeve të mediave.

Ajo shtoi se Kadri Veseli është mirë dhe i fortë, ndërsa tha se edhe familja e tij është mirë.

Violeta Veseli tregoi gjithashtu se nuk ka qenë e pranishme në protestë çdo natë, për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë rregullisht.

Ndërkohë, sa i përket ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Veseli konfirmoi se familja e ka pranuar ftesën.

“Kemi marrë, mos i shko ma tutje se të shohim”, u shpreh ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT