Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeGruaja dëmton me sopatë parkun e lodrave, banori në Tophane: Ikim nga...

Gruaja dëmton me sopatë parkun e lodrave, banori në Tophane: Ikim nga ajo, na ka ndjekur s’di sa herë

Një grua është parë duke dëmtuar me sopatë parkun e lodrave në një kompleks banesor në lagjen Tophane të Prishtinës.

Pamjet e incidentit janë dërguar në adresë të Gazetës Sinjali nga një lexues, i cili ka treguar se banorët janë larguar nga vendi nga frika.

“Si e shohum na, ikum se s’di sa herë na ka ndjek”, ka thënë banori.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që banorët janë përballur me një situatë të tillë, duke shprehur shqetësim për sigurinë e tyre.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë konfirmim zyrtar për incidentin apo për arsyen që ka çuar gruan në dëmtimin e parkut.

Mbetet të sqarohet nëse Policia ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT