Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeShoferët ankohen për gjendjen e rrugëve të Kosovës: “Mu prish karteri”, “mu...

Shoferët ankohen për gjendjen e rrugëve të Kosovës: “Mu prish karteri”, “mu shqye goma”

Shoferët po ankohen për gjendjen e rrugëve të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, dy lexues të Klankosova.tv raportuan për dëmtime të konsiderueshme të veturave të tyre si pasojë e gropave të mëdha në asfalt, sipas pretendimeve të tyre.

Një lexues pretendoi se në rrugën kryesore Drenas-Prishtinë, vetura e tij është dëmtuar nga një gropë në asfalt, duke shqyer një pjesë të motorit.

“Sot në rrugën kryesore Drenas-Prishtinë, në një gropë në asfalt, më është dëmtu seriozisht vetura më ka shpërthy karteri dhe ka rrjedh gjithë vaji. Kjo është shumë e rrezikshme dhe mund t’i ndodhë kujtdo. Rrugët në këtë gjendje janë turp dhe rrezik për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Kërkoj nga përgjegjësit që të marrin masa sa më shpejt dhe të rregullohen këto probleme para se të ndodhë ndonjë aksident edhe më i rëndë. Kujdes për të gjithë që kalojnë në këtë rrugë”, ka thënë ky lexues për Klankosova.tv.

Ndërkohë, një lexues tjetër pretendoi se në fshatin Miradi e Poshtme, Komuna e Fushë-Kosovës, në magjistralen Pejë-Prishtinë, mbi urë është hapur një gropë shumë të madhe.

Sipas tij, brenda një jave rreth 100 vetura kanë pësuar dëmtime, duke iu shqyer gomat.

“Në fshatin Miradi e Poshtme, Komuna e Fushë-Kosovës, në magjistralen Pejë-Prishtinë, mbi urë ka një gropë të madhe. Brenda një jave, rreth 100 vetura kanë pësuar dëmtime, duke u shqy gomat çdo ditë, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për ta mbyllur”, tha lexuesi tjetër për Klankosova.tv.

Redaksia ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për pretendimet e lexuesve. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT