Ndër vite, marrëdhëniet mes Fabian e Gazmend Mehmetit, xhaxha e nip, sa shkuan e u shkatërruan.
Raportet e tyre jo të mira përfunduan me një konflikt verbal mes vete.
Pasi u fjalosën, Gazmendi e lajmëroi Fabianin në Polici për kanosje.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se rasti është duke hetuar, raporton Kiks Kosova.
U shkaktuan konflikte, fjalosje e probleme familjare, dhe krejt kjo për shkak të një prone të përbashkët e cila u bë mollë sherri për familjen Mehmeti nga Peja.
Mirëpo Kiksi kërkoi përgjigje edhe nga Drejtoria e Kadastrit në këtë komunë, për të vërtetuar se në të vërtet e kujt është prona.
Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit, Mustafë Nila, tha se prona ka masë të sigurisë për shkak të procesit gjyqësor që po zhvillohet.
Derisa familjarët Fabian e Lulzim Mehmeti hodhën akuza edhe ndaj ish-noterit, Bashkim Stavileci.
Sipas tyre, Gazmendi bashkë me noterin Stavileci, bënë dallavere gjatë procesit të dhurimit të pronës.
Kiksi kontaktoi edhe noterin në pension, Bashkim Stavileci, mirëpo i njëjti tha se nuk e mban mend rastin, derisa nuk pranoi as të takohet që të sqarohet për akuzat ndaj ti.
Pyetje iu drejtuan edhe Gjykatës Themelore në Pejë.
Mirëpo përgjigjja e tyre bie në kundërshtim me përgjigjen e Drejtorisë së Kadastrit.
Nga Gjykata thonë se prona nuk ka masë të sigurisë, në bazë të vendimit që është marrë më 9 shtator, 2024.
“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftoj se në lëndën për të cilën keni kërkuar informacion, gjykata me Aktvendimin me numër C.nr.3903/24 të datës 11.10.2024, ka refuzuar kërkesën për vazhdimin e procedurës e cila ka qenë e ndërprerë sipas Aktvendimit me numër C.nr.3234/23 të datës 09.01.2024”, ka thënë për Kiksin Gjykata Themelore në Pejë. /Klankosova.tv
The post Grindje, akuza e hetime – telashet e familjares Mehmeti për një pronë në Pejë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


