Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeGreqia zhvendos sistemin Patriot në Kretë, rritet gatishmëria pas kërcënimeve të Iranit

Greqia zhvendos sistemin Patriot në Kretë, rritet gatishmëria pas kërcënimeve të Iranit

Greqia ka zhvendosur një nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore Patriot në ishullin e Kretës, në kohën kur janë shtuar shqetësimet për kërcënimet iraniane ndaj bazave ushtarake amerikane në Evropë.

Sipas mediave greke, sistemi Patriot është transferuar nga ishulli Karpathos drejt Kretës, ku ndodhet edhe baza strategjike amerikane në Suda.

Zhvendosja synon forcimin e mbrojtjes ajrore të objekteve ushtarake dhe strategjike në zonë, të cilat përdoren nga Forcat e Armatosura Greke, Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

Baza e Sudës konsiderohet një pikë e rëndësishme për operacionet e aleatëve në rajon dhe ka rol të veçantë në mbështetjen logjistike dhe ushtarake.

Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë sistemin Patriot të vendosur mbi një kamion, teksa priste të transportohej me anije drejt Kretës.

“Financial Times” raportoi ditë më parë, duke cituar burime iraniane, se Teherani mund të godasë me raketa objektiva amerikane në Evropë në rast se presidenti amerikan Donald Trump rrit presionin ushtarak lidhur me Ngushticën e Hormuzit.

Ministria greke e Mbrojtjes deri më tani nuk ka komentuar publikisht raportimet për zhvendosjen e sistemit Patriot.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT