Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeE trishtë: Sot varroset 25-vjeçarja shtatzënë që u vra në Malishevë

E trishtë: Sot varroset 25-vjeçarja shtatzënë që u vra në Malishevë

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në Malishevë.

Ceremonia e varrimit të së resë do të mbahet sot, nga ora 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi.

Jetlira ishte në javën e 34-të të shtatzënisë kur u gjet e plagosur rëndë në dhomën e gjumit, ndërsa më pas u konstatua vdekja e saj.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari për vrasjen e saj është bashkëshorti, Egzon Bytyqi, 26-vjeçar, i cili gjithashtu ishte gjetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka tronditur rëndë familjarët dhe banorët e Malishevës, ndërsa rasti po hetohet nga organet e drejtësisë.

Sot, familja, të afërmit dhe qytetarët do t’i japin lamtumirën e fundit 25-vjeçares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT