Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeGranit Xhaka nuk do të transferohet te Chelsea, mbetet te Sunderlandi

Granit Xhaka nuk do të transferohet te Chelsea, mbetet te Sunderlandi

Granit Xhaka nuk do të transferohet te Chelsea, raporton Sky Sports.

Sipas raportimit të publikuar të premten pasdite, klubi londinez kishte shfaqur interes për mesfushorin shqiptar të Zvicrës dhe kishte dërguar një ofertë te Sunderland, por ajo prej 8 milionë funtesh është refuzuar nga klubi.

Chelsea, që aktualisht drejtohet nga Xabi Alonso, kishte tentuar të sigurojë shërbimet e Xhakës, i cili është kapiten i Sunderlandit.

Ndërkohë, raportohet se Xhaka, i cili po shkëlqen me Zvicrën në Botëror, ka riafirmuar qëndrimin e tij te Sunderland, duke konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit.

Sunderland ka bërë të qartë se mesfushori 33-vjeçar nuk ishte në shitje në asnjë moment.

Sipas Sky Sports, fillimisht lojtari ishte i hapur për të eksploruar mundësinë e një ribashkimi me Xabi Alonson, por pas bisedimeve me klubin ka vendosur të qëndrojë.

Xhaka kishte pasur një kampanjë të suksesshme me Sunderlandin në Premier League dhe pritet të vazhdojë rolin e tij si lider i ekipit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT