Një grabitje si në filma ka ndodhur pasditen e djeshme te rrethrrotullimit të një Qendres Tregtare në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Hajnat kishin arritur që një personi t’ia marrin një shumë të konsiderueshme të parave.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga policia përmes raportit 24 orësh.
GRABITJE
Rreth rrotullimi i Qendrës Tregtare Prishtina Mall, 22.04.2026, 16:55. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një firmë ka raportuar se deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e firmës e kishte goditur nga mbrapa një veturë. Pas goditjes kishin dal nga vetura dy persona të dyshuar të cilët kishin përdor sprej ndaj tij dhe kishin arrit që të marrin qantën në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme dhe kishin ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore.
Klankosova.tv merr vesh se shuma e grabitur është mbi 40 mijë euro./Klankosova.tv.


