Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGoditi një fëmijë me veturë në Rahovec, e dërgoi në spital dhe...

Goditi një fëmijë me veturë në Rahovec, e dërgoi në spital dhe u largua – policia e identifikon të dyshuarin

Një fëmijë është goditur nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur sot në Rahovec.

Klankosova.tv. mëson se i dyshuari për aksidentin e ka dërguar fëmijën për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe është larguar.

Pas trajtimeve fillestare, është transferuar për trajtim në Prishtinë.

Sipas infove që ka Klankosova.tv fëmija gjendjen e ka stabile dhe ka lëndime të lehta.

Ndërkohë, pas një pune intensive, policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion për t’u intervistuar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT