Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeGoditet rrjeti i mashtrimit kompjuterik – arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 48...

Goditet rrjeti i mashtrimit kompjuterik – arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura luksoze

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në mashtrim kompjuterik.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është zhvilluar pas bastisjeve të realizuara në pesë lokacione të ndryshme, përfshirë dy në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe tri lokacione në Prishtinë.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë vetura me vlerë të përgjithshme rreth një milion euro, si dhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Autoritetet kanë theksuar se lufta kundër krimeve kibernetike mbetet një prioritet, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj çdo aktiviteti të paligjshëm në këtë fushë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT