Wednesday, June 3, 2026
spot_img
HomeLajmeGodet Mustafa: Për VV-në nuk është marre me i vjedhë rezervat shtetërore...

Godet Mustafa: Për VV-në nuk është marre me i vjedhë rezervat shtetërore (VIDEO)

Skandali me humbjet e Rezervave Shtetërore, u diskutua në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova me kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa.

Në këtë skandal, e përfshirë është edhe ish-ministrja e MINTI-t, Rozeta Hajdari.

Ndër të tjera, lidhur me rastin janë publikuar edhe disa mesazhe të saj në grupin e Whats App-it, me zyrtarë e individë të tjerë.

E Mustafa tha se Hajdari kishte aprovuar, pos tjerash, edhe blerjen e rezervave shtetërore nga Serbia.

“Përveç që janë në gjykatë dhe janë duke u gjykuar, kanë aktakuzë të ngritur edhe Rozeta dhe zyrtarë të ministrisë për keqpërdorim të rezervave, pra ushqimit, grurit, miellit, vajit. Në ato mesazhe në WhatsAPP ne kuptuam edhe diçka tjetër. E para që Rozeta Hajdari, aprovon që zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me marrë oferta për të blerë grurë nga Serbia për rezerva shtetërore të Kosovës”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Mustafa deklaroi se “për LVV-në nuk është marrë me i vjedhë rezervat shtetërore”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT