Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata Supreme: Kushtetuesja nuk e ka rrëzuar aktgjykimin për liberalizimin e tregut...

Gjykata Supreme: Kushtetuesja nuk e ka rrëzuar aktgjykimin për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Supreme e Kosovës ka dalë me sqarim pas raportimeve ku pretendohej se “Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Supreme për tregun e lirë të energjisë dhe e ka kthyer çështjen në rishqyrtim”,  duke njoftuar se nuk i referohen aktgjykimit të Supremes me të cilin ishte aprovuar padia administrative e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Ky instituicion ka bërë të ditur se vendimi i Kushtetueses ka të bëjë me një aktvendim tjetër të Gjykatës Supreme, përmes të cilit ishte hedhur poshtë si e palejueshme padia e një paditësi, me arsyetimin se akti i kontestuar nuk përmbante elementet e një akti nënligjor normativ dhe, rrjedhimisht, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për shqyrtimin e tij në procedurë administrative, raporton Klankosova.tv

Ndërkaq, aktgjykimi i Gjykatës Supreme P.A.nr.18/2025, i cili ka të bëjë me kërkesëpadinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), mbetet një çështje e veçantë dhe nuk është objekt i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilin po raportohet.

Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme kishte aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e OEK-së dhe kishte shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të datës 18 janar 2017 dhe nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë. /Klankosova.tv

Liberalizimi i tregut të energjisë: Supremja godet ZRrE-në: E shkele ligjin! (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT