Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak

Gjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak

Gjykata në Lipjan refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-veteranit të UÇK-së, Bekim Meta, duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Luan Tasholli, pas përfundimit të seancës gjyqësore.

“Kemi pranuar vendimin e Gjykatës Themelore, përkatësisht të gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me kërkesën e Prokurorisë sa i përket masës së caktimit të paraburgimit. E njëjta masë është refuzuar për të mbrojturin tim, Bekim Metën, dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Tani e tutje i mbrojturi im do t’i respektojë të gjitha detyrimet ligjore në raport me këtë masë”, tha Tasholli, raporton Kosova Press, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi i gjykatës u prit me interesim të madh nga qytetarët dhe veteranët e mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore, dega në Lipjan, ku për më shumë se gjashtë orë protestuesit qëndruan në pritje, duke kërkuar drejtësi për Bekim Metën, i cili, siç thanë kishte ndërhyrë për të ndarë palët.

Tri ditë më parë në fshatin Magure, dyshohet se një grup personash të komunitetit rom, kishin sulmuar fqinjin e tij, Skender Shahinin.

Protesta në Lipjan: Qytetarët kërkojnë lirimin e veteranit (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT