Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata e Lartë rikthen në rigjykim kërkesën e Ilir Metës për lirim...

Gjykata e Lartë rikthen në rigjykim kërkesën e Ilir Metës për lirim nga burgu

Gjykata e Lartë ka vendosur të kthejë për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas vendimit të sotëm, Gjykata e Lartë ka argumentuar se çështja duhet të shqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit, e cila më herët e kishte refuzuar kërkesën e Metës më 22 korrik të vitit të kaluar.

Apeli kishte vlerësuar se kërkesa ishte e papranueshme, duke argumentuar se nuk ka bazë ligjore për ankimimin e kërkesave për zëvendësim mase.

Ndaj këtij vendimi, Meta kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila tashmë i ka dhënë të drejtë për rikthimin e çështjes në rigjykim, duke urdhëruar që ajo të shqyrtohet sërish nga Apeli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT