Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata e Lartë lë në fuqi arrestin, Veliaj mbetet në paraburgim

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin, Veliaj mbetet në paraburgim

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Si rezultat i këtij vendimi, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit, ndërsa procesi ndaj tij vijon në organet e drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankesën e Veliajt lidhur me masën e sigurisë të dhënë nga tri shkallët e gjyqësorit.

Kushtetuesja kishte kërkuar rishqyrtim të çështjes në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se disa pretendime të paraqitura nga Veliaj nuk ishin trajtuar dhe arsyetuar në mënyrë të plotë.

Pavarësisht këtij zhvillimi, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën ekzistuese të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT