Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka “dënuar” ndalimin e punës së ndërmarrjes ilegale komunale të Serbisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut dhe ka pretenduar se me këtë “vazhdon praktika e ndryshimit me dhunë të realitetit në terren” dhe se është dhënë “edhe një goditje përpjekjeve për të ringjallur një dialog produktiv midis Kosovës dhe Serbisë”.
Servili besnik i Vuçiqit, Gjuriq, në propagandën e tij gjithashtu ka thënë se “ky akt provokues”, sipas tij, “është kryer pa dyshim me dijeni dhe aprovimin e Albin Kurtit dhe se mund të ketë pasoja potencialisht të rrezikshme për stabilitetin e furnizimit me ujë për popullatën serbe në Mitrovicën e Veriut”.
Ai ka thënë se veçanërisht është shqetësuese fakti që “është rrezikuar furnizimi i spitalit, shkollave dhe kopshteve, që funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë”.
“Ky është edhe një sulm i paskrupullt ndaj të drejtave themelore të njeriut të serbëve të Kosovës, me qëllim që jeta e tyre në Kosovë të bëhet e padurueshme, për të nxitur vazhdimin e trendit të shpërnguljes së popullatës serbe nga kjo pjesë e “krahinës jugore serbe”. Është indikative që administrata e Kurtit ka ndërmarrë një veprim të tillë në kohën kur Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po viziton rajonin, çka tregon se Kurti haptas po sfidon Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e tij për t’i dhënë një impuls të ri procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Me këtë, Brukselit i dërgohet mesazhi më i qartë se Prishtina nuk shqetësohet për vlerat e BE-së dhe se nuk dëshiron të jetë pjesë e një procesi të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në Kosovë”, ka thënë Gjuriq gjatë propagandës së tij të cilës tashmë nuk i besojnë as serbët në Serbi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


