Avokati dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Visar Rrecaj, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës, duke e cilësuar atë si “më të poshtrën që ka ndodhur në 25 vitet e pasçlirimit”.
Rrecaj theksoi se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një gjuhë kaq polarizuese dhe përçarëse, duke shtuar se, në fund të fundit, populli i Kosovës, pas disa orësh bisedash, arrin të ruajë marrëdhëniet miqësore mes tyre, njofton Klankosova.tv.
“Gjuha e përdorur nga Kurti gjatë fushatës është gjuha më e poshtër që ka ndodhur në këto 25 vite pas çlirimit.
“Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një gjuhë kaq polarizuese dhe kaq përçarëse, sepse, në fund të fundit, i gjithë populli i Kosovës, pas dy orësh bisedash, del që janë mik me mik, tha Rrecaj në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni linkun e videos në vijim:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


