Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeGjocaj: Pa Ramush Haradinajn, UÇK-ja do të merrte kahje tjetër (VIDEO)

Gjocaj: Pa Ramush Haradinajn, UÇK-ja do të merrte kahje tjetër (VIDEO)

Ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka qenë në rrezik të madh gjatë luftës së Kosovës dhe se vrasja e tij do të kishte pasoja të mëdha për rrjedhën e luftës dhe pozitën e Kosovës pas saj.

I ftuar në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, Gjocaj tha se Haradinaj ishte i rrethuar në maj të vitit 1999 dhe se, sipas tij, po të ishte vrarë para marrëveshjeve të UÇK-së me NATO-n dhe faktorët ndërkombëtarë, lufta do të kishte marrë një drejtim krejt tjetër.

“Nëse Ramush Haradinaj do të ishte vrarë në mesin e majit të vitit 1999, UÇK-ja dhe lufta jonë do të kishin marrë kahje tjetër dhe statusi ynë sot do të ishte shumë më i dobët”, deklaroi ai.

Gjocaj kritikoi gjithashtu politikën aktuale, duke pretenduar se po bëhen përpjekje për të shtrembëruar historinë e luftës dhe për të minimizuar rolin e figurave kryesore të UÇK-së.

“Po provohet të rishkruhet historia. Ne jemi me fat që kemi jetuar në epokën e heronjve dhe që disa prej tyre i kemi ende në mesin tonë. Pushteti nuk i do heronjtë e gjallë, por vetëm ata që nuk janë më”, tha ai.

Duke folur për çlirimin e Kosovës, Gjocaj theksoi se kontributi i UÇK-së ishte vendimtar, duke shtuar se pa luftën e saj nuk do të kishte pasur ndërhyrje të NATO-s dhe mbështetje ndërkombëtare për çlirimin e vendit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT