Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeGjini: Nuk ishte problem Çitaku e Shala, por arritja e afatit për...

Gjini: Nuk ishte problem Çitaku e Shala, por arritja e afatit për zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht e ka zvarritur procesin e konstituimit të Kuvendit për të arritur afatin e sotëm, 27 dhjetorin.

Gjini tha se, nga kjo datë, nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, ndërsa më pas mund të pasojë edhe afati deri në 45 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar”, tha Gjini.

Ai deklaroi se, sipas tij, çështja nuk ka qenë te kandidatët e propozuar nga opozita për nënkryetarë të Kuvendit, por te arritja e afatit.

“Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën, as me ‘popullin serb’. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin”, u shpreh ai.

Gjini e kritikoi ashpër qasjen e Vetëvendosjes, duke thënë se tashmë qytetarët e kanë kuptuar, sipas tij, se bëhet fjalë për mashtrim dhe manipulim.

“Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator”, deklaroi ai.

Në fund, kryetari i Aleancës tha se partia e tij nuk i frikësohet zgjedhjeve dhe kërkoi që ato të mbahen nëse ky është vullneti politik.

“Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, përfundoi Gjini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT