Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shalën, në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
Shala mori 85 vota për, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen në këtë pozitë.
Me zgjedhjen e Shalës, LDK-ja tashmë ka përfaqësuesin e saj në kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


