Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie duhet të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet sot.
Zemaj ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ndryshimi i vazhdueshëm i qëndrimeve po përdoret për qëllime politike.
“Këta qëndrimet i kanë ndërruar gjithmonë. I përdorin për propagandë dhe i përdorin për t’i vënë në kurth subjektet tjera politike”, tha Zemaj.
Sipas tij, veprimet e LVV-së janë të motivuara nga populizmi.
“Kjo qasje është duke e dëmtuar Republikën e Kosovës”, deklaroi Zemaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


