Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeGjini kritikon pushtetin: Po refuzohen mundësitë e partive për dalje nga kriza

Gjini kritikon pushtetin: Po refuzohen mundësitë e partive për dalje nga kriza

Kreu i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar pushtetin për situatën politike në vend, duke thënë se partitë politike kanë ofruar alternativa për tejkalimin e krizës, por ato nuk po pranohen.

Duke folur në një konferencë për media, Gjini tha se edhe AAK-ja, edhe subjektet e tjera politike kanë hapur rrugë për zgjidhjen e situatës.

“Sado që hapen dyer për uzurpatorët e pushtetit sot, ata nuk duan të kalojnë në ato dyer, duan vetë t’i mbajnë të mbyllura. Jo vetëm Aleanca, por edhe partitë e tjera kanë ofruar dyer për të dalë prej krizës. Këta njerëz mendësinë e vet e kanë me mashtru opinionin”, tha Gjini.

Ai u shpreh kritik edhe për gjendjen institucionale në Kosovë, duke pretenduar se vendi është shndërruar në të vetmin shtet në Evropë që i ngjan vendeve të botës së tretë.

Gjini i bëri këto deklarata gjatë konferencës së sotme për media, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT