Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se të gjitha minat në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit janë hequr ose shpërthyer.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se ishte informuar nga Marina Amerikane për përfundimin e operacionit.
Ai paralajmëroi Iranin se çdo anije që tenton të vendosë mina të reja në ngushticë do të shkatërrohet menjëherë.
Trump tha gjithashtu se SHBA-ja po e monitoron vazhdimisht zonën përmes Forcës Hapësinore dhe se ndaj vendosjes së minave të reja është vendosur një politikë “zero tolerancë”.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë dhe mbetet në qendër të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


