KFOR-i ka bërë të ditur se nuk ka mandat të vendosë nëse Ura e Ibrit në Mitrovicë duhet të hapet apo jo.
Admirali George Wikoff, komandant i Komandës së Përbashkët Aleate në Napoli, tha se vendimet për praninë e KFOR-it në urë bazohen në vlerësimin e situatës së sigurisë.
“KFOR-i nuk ka mandat të përcaktojë nëse ura duhet të hapet apo jo. Këtë duhet ta përcaktojnë BE-ja dhe institucionet përkatëse në Kosovë, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”, tha Wikoff.
KFOR-i njoftoi se prania e përhershme në Urën e Ibrit do të ndryshojë gradualisht, si pjesë e procesit të optimizimit të misionit, ndërsa pjesëtarët e tij do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në zonat përreth.
Sipas KFOR-it, ky ndryshim vjen pas përmirësimit të situatës së sigurisë në këtë zonë.
Në të njëjtën kohë, KFOR-i ka thënë se prania e tij do të rritet në disa zona, përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe pjesë të tjera të veriut të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


