Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”, i cili mbahet sot në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, nga ora 14:00.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit, duke theksuar rëndësinë e këtij organizimi dhe mesazhit që, sipas tij, duhet të përcillet në këtë moment të rëndësishëm për vendin.
“Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë. Ju ftoj që në ora 14:00 të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” për të ecur krah për krah në Marshin për Liri. Aty do të bashkojmë zërin tonë për të përcjellë mesazhin më të mirë e më të fuqishëm që Kosova mund të japë sot në këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Gjini.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


