Më 2 korrik të vitit 2004, një foshnje ishte braktisur në oborrin e spitalit të Gjilanit.
Foshnja e posalindur ishte gjetur nga roja dhe ishte dërguar brenda ndërtesës nën kujdesin e mjekëve.
Pas dy muajsh qëndrim në repart, ajo foshnjë u adoptua nga një familje gjilanase, të cilët për vite të tëra nuk po mund të kishin fëmijë më, raporton Kiks Kosova.
Ajo foshnjë u rrit me shumë dashuri e kujdes maksimal nga prindërit adoptues.
Madje kujdesi i tepërt nga i gjithë rrethi familjar, ishte pika e parë kur tani 21-vjecari kishte filluar të dyshonte që mund të jetë i adoptuar.
Një detaj tjetër i cili e bënte E.R që të dyshonte se prindërit që e rritën nuk ishin prindërit biologjikë, ishte mosha e shtyrë e tyre dhe mosngjasimi fizik me ta.
Sipas 21-vjeçarit, shumë herë prindërit kishin filluar t’i tregonin mirëpo asnjëherë nuk mundeshin t’i shkonin deri në fund.
Madje një herë, sipas tij, e ëma kishte përfunduar në spital nga stresi kur po mundoheshin të i tregonin se është i adoptuar.
Tetorin e vitit të kaluar, e ëma që e kishte rritur E.R ishte ulur e i kishte treguar të fejuarës së tij të vërtetën.
E përmes saj, edhe ai e kishte marrë konfirmimin e një dyshimi që e kishte pasur për vite me radhë.
Ani pse dyshime pati gjithmonë, momenti kur konfirmoi gjithçka, 21-vjecari për KIKS Kosovën tha se qe i vështirë.
Në një rrëfim për KIKS Kosovën, E.R tha se ka përkrahjen e prindërve adoptues që të gjejë ata biologjikë.
Meqenëse dasmën e ka pas tre muajsh, ai tha se familja adoptuese duan që të ftojnë në dasmë edhe prindërit biologjikë, nëse i gjejnë deri atëherë.
Gjilanasi tha se do që të i gjejë prindërit biologjikë thjeshtë për të ditur rrethin biologjik të tij.
Ai frikësohet se një ditë, fëmijët e tij mund të lidhen me dikë që mund të kenë lidhje gjaku.
Ajo çka i sillet nëpër kokë është se ndoshta e ëma biologjike mund të e shohë emisionin mirëpo do ngurrojë që të paraqitet sepse mund të e shkatërrojë familjen që ndoshta tani ka ndërtuar.
21-vjeçari tha për KIKS-in se këto muaj ka hasur në vështirësi duke kërkuar prindërit biologjikë sepse nuk ka asnjë informacion të arkivuar për të.
Në rrëfimin e tij për KIKS Kosovën, E.K tha se asnjëherë nuk do braktisë prindërit adoptues që e rritën.
Ndiqni më poshtë kronikat e Kiks Kosova të përgatitura për këtë temë:


