Fituesja e katër Kupave të Botës, Gjermania, do të paraqitet për herë të parë në fazën nokaut që nga viti 2014. Gjermania të hënën përballet me Paraguain, në stadiumin “Gillette” në Boston nga ora 22:30.
Për Paraguain është paraqitja e parë në fazën nokaut që nga viti 2010.
Gjermania e siguroi shpejtë avancimin në 1/16 e finales pas fitoreve kundër Kurasaot dhe Bregut të Fildishtë. Por Gjermania e humbi ndeshjen e tretë të fazës së grupeve nga Ekuadori, 2:1.
Paraguai përfundoi në vendin e tretë të Grupit D pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Australisë.
Një fitore ndaj Turqisë dhe një barazim kundër Australisë i mjaftuan Paraguait të siguroj kalimin në fazën nokaut, falë formatit të ri me 48 ekipe që u mundësoi 32 ekipeve të avancojnë tutje.
Gjermania shpreson në shkëlqimin e Florian Wirtzit, Jamal Musialas dhe Leroy Sanes.
Por Gjermania ka edhe “super-zëvendësuesin”, Deniz Undav, i cili shënoi tre gola dhe pati dy asistime në fazën e grupeve.
Paraguai mbështetet te Matias Galazra, i cili ka shënuar në dy nga tre ndeshjet e fazës së grupeve.
Përballja e fundit e Gjermanisë dhe Paraguait kishte përfunduar 3:3. Ishte ndeshje miqësore e luajtur në vitin 2013.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


