Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet trupi i 25 vjeçarit në Liqenin e Batllavës, FSK jep detaje

Gjendet trupi i 25 vjeçarit në Liqenin e Batllavës, FSK jep detaje

Pas dy ditësh kërkimesh intensive, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës.

I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kërkimet janë zhvilluar në kushte të vështira, ndërsa pas gjetjes së trupit, rasti është proceduar më tej nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT