Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të policisë ku thuhet se ajo është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare se ka dyshime për atë që më vonë doli e vërtetë, përcjell Klankosova.tv.

“Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën e cila ndodhej e shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, shkruan në komunikatën e publikuar në Facebook.

Aty tutje thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT