Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton”  në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen  me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci. /Klankosova.tv

The post Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT