Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës

Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës

Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, rreth orës 14:30 është pranuar informacioni për një person pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e viktimës apo rrethanat që çuan deri te ngjarja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT