Një grua 50-vjeçare nga Shkupi, e raportuar më herët si e zhdukur, është gjetur e vdekur në lumin Vardar.
Policia njoftoi se trupi i saj u nxor nga lumi më 11 mars rreth orës 11:00, ndërsa mjeku i emergjencës konstatoi vdekjen në vendngjarje.
Viktima është identifikuar si A.H.I., ndërsa familjarët kishin raportuar se ajo ishte larguar nga shtëpia në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


