Gjashtë persona rezultojnë të zhdukur pas asaj që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si një sulm të SHBA-së “ndaj anijeve iraniane të peshkimit dhe mallrave” në Gjirin Persik.
Sulmet nga “aeroplanët luftarakë amerikanë” ndodhën pranë portit omanian të Khasabit në anën jugore të Ngushticës së Hormuzit, sipas guvernatorit të Bandar-e-Lengeh, Fawad Moradzadeh.
Ai tha se disa persona ishin dërguar në spital në Khasab, shkruan CNN.
Ushtria amerikane tha të premten se kishte qëlluar mbi dy anije cisternash me flamur iranian që po përpiqeshin të anashkalonin bllokadën e vazhdueshme amerikane, duke i çaktivizuar ato ndërsa përpiqeshin të hynin në një port iranian në Gjirin e Omanit, tha të premten Komanda Qendrore e ShBA-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


