Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeGjakovë: Tentoi t’u japë policëve 50 euro për të shmangur gjobën, arrestohet...

Gjakovë: Tentoi t’u japë policëve 50 euro për të shmangur gjobën, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë policëve 50 euro ryshfet për t’i shpëtuar shqiptimit të masës për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 03:20 në rrugën “Nënë Tereza”, ku i dyshuari, gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë, ka nxjerrë një kartëmonedhë prej 50 eurosh dhe ka tentuar t’ua japë policëve.

Pavarësisht paralajmërimit se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, i dyshuari ka insistuar në dhënien e parave, me ç’rast është arrestuar.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i PTH-së në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë. Kartëmonedha prej 50 eurosh është sekuestruar si provë, ndërsa rasti do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin për media./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT