Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeGishta të amputuar e invaliditet – Viti i Ri nuk sjell vetëm...

Gishta të amputuar e invaliditet – Viti i Ri nuk sjell vetëm gëzim

Festat e fundvitit janë në mesin e festave që sjellin gëzime e mbushin shtëpitë plot.

Por, jo gjithmonë kanë një përfundim të mirë. Entuziazmi për të festuar edhe me armë e mjete piroteknike, ka sjell edhe hidhërim nëpër familje.

Nuk janë të pakta rastet që në natën e Vitit të Ri, spitalet në të gjithë territorin e Kosovës janë mbushur me njerëz të lënduar e të plagosur.

Vetëm në ditën e fundit të vitit 2023, sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Sylës, u paraqitën 24 të lënduar, dy nga armët e zjarrit e 22 të tjerë nga mjetet piroteknike.

Shumica e tyre përfunduan me gishta të amputuar.

Por, edhe ditëve të fundit të 2024-ës pati kësi lloj incidentesh, e për fat të keq, pësuan dhe fëmijët.

“13 raste kanë qenë nga e 22 dhjetori deri më 26 dhjetor. Shumica fëmijë. Natën e Vitit të Ri 2024, kanë qenë 22 raste me mjete piroteknike, e dy të tjerë me armë zjarri. Shumë prej tyre përfunduan me gishta të amputuar dhe me invaliditet të shkallëve të ndryshme”, tha Syla për Klankosova.tv.

Sakaq në rajonin e Gjakovës, sipas zëdhënësit të policisë, Sheremet Elezaj natën e fundit të 2023-ës u raportua për 14 të lënduar, ndërsa 12 prej tyre u trajtuan në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF).

“U raportuan në polici dhe u hetuan tri raste. Në QMF u trajtuan 12 persona e të lënduar ishin 14”, tha Hashani.

Nga ana tjetër, Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan tha se nuk ka pasur asnjë rast të lëndimit të personave më 31 dhjetor të vitit 2023.

“Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për fatin e mirë nuk kemi të raportuar asnjë rast të lëndimeve trupore të asnjë personi si shkak të përdorimi i mjeteve piroteknike. Gjatë ndërrimit të moteve kanë qenë vetëm dy raste të raportuara: Njëri rast ka qenë ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ ku një person ka përdorur armën e zjarrit në të cilin rast është identifikuar i dyshuari dhe është konfiskuar arma. Rasti i dytë ka qenë ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ ku një person ka raportuar se si pasojë e një plumbi qorr i është dëmtuar automjeti. Kjo nuk e përjashton mundësinë që të ketë pasur edhe raste të tjera eventuale por nuk kemi pasur raportime në Policinë e Kosovës”, tha Hashani.

Sa i përket përdorimit të mjeteve piroteknike, që në Kosovë janë shumë të famshme, Ministria e Punëve të Brendshme pati dalë me një njoftim, duke thënë që këto mjete nuk mund të përdoren para 26 dhjetorit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500 euro.

“Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin! Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuuesve në Fondin e Mirëbesimit”, thuhej në njoftimin e MPB-së.

Por sipas të dhënave të drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, duke se fatkeqësisht, ky njoftim nuk u respektua dhe aq. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT