Qeveria siriane ka konfirmuar zyrtarisht se gazetarja gjermane Eva Maria Michelmann, e cila zhdukur disa muaj më parë, ndodhet nën paraburgim në Siri.
Michelmann, 36 vjeç, u pa për herë të fundit më 18 janar, kur ajo dhe një koleg i saj kurdo-turk u arrestuan nga forcat qeveritare siriane gjatë operacioneve ushtarake për marrjen e kontrollit të Raqqasë nga forcat kurde SDF (Forcat Demokratike Siriane), sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).CPJ ka kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm.
Ministria e Informacionit e Sirisë tha në një deklaratë se Michelmann dhe një shtetas turk — i identifikuar nga CPJ si gazetari kurd-turk Ahmed Polad — u gjetën gjatë një kontrolli të Raqqasë nga forcat e Ministrisë së Brendshme. Ata u zbuluan në një ndërtesë që më parë ishte përdorur si “seli e sigurisë” nga SDF.
Sipas deklaratës siriane, të dy shtetasit e huaj refuzuan të zbulonin identitetin e tyre të vërtetë dhe nuk kishin asnjë dokument zyrtar identifikimi.
Gjatë pyetjes së parë, ata thanë se po kryenin punë humanitare për OKB-në, por kjo u vërtetua si e rreme.
Ministria shtoi se ata më pas u përpoqën të arratiseshin dhe u arrestuan sërish me dyshimin se mund të ishin luftëtarë të huaj të pranishëm ilegalisht në Siri.
Të dy janë “zyrtarisht të ndaluar” dhe janë nisur procedurat ligjore për t’i referuar autoriteteve gjyqësore kompetente. Deklarata nuk specifikon akuzat konkrete ndaj tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


