Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajme“Gay dhe të martuar”, Vullneti flet si jeta e dyfishtë sjell rrezik...

“Gay dhe të martuar”, Vullneti flet si jeta e dyfishtë sjell rrezik infektimi me Hiv-Aids (VIDEO)

Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se ka shumë burra në Kosovë që jetojnë jetë të dyfishtë.

Në emisionin Weekend në Klan Kosova, ai ka deklaruar se një pjesë e tyre janë të martuar me gra, por kryejnë marrëdhënie seksuale me burra.

“Jetojmë në një shoqëri të mbyllur ka shumë njerëz që janë ‘gay’ dhe janë të martuar  për shkak se nuk kanë mundësi ta tregojnë vetën, dhe ata detyrohen të jetojnë jetë të dyfishtë”.

“Ky problem në Kosovë është shumë i madh, shumë njerëz që unë i njoh janë ‘gay’ dhe janë të martuar. Tash ata bëjnë seks me një djalë , dhe më pas me gratë e tyre”.

“Ti mundesh më pasë ta rrezikosh edhe gruan tënde, edhe më pas mundet tek rezultojë tek fëmijët e tu, për atë duhet të testohemi më shumë”,ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv

The post “Gay dhe të martuar”, Vullneti flet si jeta e dyfishtë sjell rrezik infektimi me Hiv-Aids (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT