Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeGaxherri: Policia Speciale nuk ka pasë vend me shku në Skenderaj (VIDEO)

Gaxherri: Policia Speciale nuk ka pasë vend me shku në Skenderaj (VIDEO)

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se nëse do të duhej ndjekur shembulli që policia të shkojë të marrë një udhëheqës politik për intervistim, si në rastin e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, atëherë një gjë duhej bërë fillimisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin – sidoqoftë, në parim ajo mendon se policia speciale nuk është dashur të shkojë atje.

“Natyrisht, Policia Speciale nuk ka vend, nuk ka pasë vend me shku, kushdo qoftë që e ka kriju këtë problem, ne kemi raste të tilla në çdo vend të botës, ku mund të ndodhin rrahje, por janë organet e sigurisë, në bazë të ligjeve që i kemi në Kosovë, nuk ka nevojë me e rrethu asnjë komunë, e asnjë qytet, por shkohet në baza të rregullta ligjore, dhe nuk ish dashtë me ndodhë një gjë e tillë”, tha Gaxherri mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Nëse policia ish dashtë me e ba këtë gjë që e ka ba në Skenderaj, është dashtë ma së pari me na dhanë shembull me shku me e marrë z. Kurti që e ka ftesën e Prokurorisë që sa kohë. Edhe ai del publikisht thotë nuk shkoj, le të vijnë me më marrë”.

“Gjykata ia ka ba ftesë, i ka kry krejt procedurat. Tash i ka mbetë vetëm Policisë me shku me e marrë që me shku z. Kurti në Prokurori, por nuk ka ndodhur hala”.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT